Mbyllen hetimet për vrasjen e Eri Zefit, merret i pandehur shoku i fëmijërisë që e nxori në pritë

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhë, të Mirditës. I vetmi nën akuzë është Mikel Alia, shoku i tij i fëmijërisë që sipas prokurorisë ishte njeriu që e nxorri në prite tek vrasësit  që mbeten të paidentifikuar.

Mikel (Gjovalin) Alia, është personi i vetëm që do të gjykohet për vrasjen e 34 vjecarit Eri Zefi, ngjarja e ndodhur më 2 Tetor 2019 në fshatin Zall-Xhuxhe të Mirditës!

42-vjeçari sipas prokurorisë së Lezhës që ka mbyllur hetimin, është përsoni që nxorri në pritë shokun e tij të fëmijërisë, por jo ekzekutor direkt.

Për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes në Bashkëpunim, prokurorët thonë se është e bazuar në prova filmike dhe tabulate të thirrjeve telefonike!

Sipas dosjes Hetimore, Mikel Alia i kishte kërkuar shokut të fëmijërisë ta ndihmonte për të vjedhur një sasi kanabisi në zonën malore të Mirditës, ku ndodhi krimi.

Ekzekutorët ndërkohë besohet se ishin dy persona të tjerë, që mbeten ende të paidentifikuar.

Për të mbërritur tek ta, prokuroria e Lezhës i kërkoi 42 vjeçarit Mikel Alia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësirave.

Por ai në vazhdimësi ka mohuar çdo lidhje me vrasjen duke u deklaruar i pafajshëm.

Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e preken në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks.

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të, pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.

Dyshimet janë se i riu u ekzekutua për hakmarrje, pasi i vëllai është dënuar për një vrasje në Durrës.

Por megjithatë asnjëherë nuk janë përjashtuar as konflikte të tjera të vetë 34- vjeçarit.

Vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit, ndërsa ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i tij është i dënuar për vrasje.