Xhaçka uron Kosovën: Ëndrra që për breza dukej e pamundur ka 13 vjet që është realitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2021, 10:13
Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar pavarësinë e Kosovës.
Ajo shkruan se dikur ka qenë një ëndërr e cila për shumë breza dukej e pamundur, ndërsa sot ka 13 vjet që është realitet.
Xhaçka gjithashtu në postimin e saj ka kujtuar me nderim të gjithë ata persona që kanë luftuar për pavarësine e Kosovës.
Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Një ëndërr që për shumë breza dukej e pamundur, sot ka 13 vjet që është realitet! Nderim për të gjithë ata që punuan e luftuan për Kosovën e pavarur!- shkruan ajo.