U mbytën në lumin Drino, momenti kur polumbarët nxjerrin trupat e pajetë të elektriçistëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2021, 10:18
Ky është momenti kur trupat e pajetë të dy elektriçistëve që u mbytën në lumin Drino së bashku me mjetin e OSHEE nxirren nga uji.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, ku automjeti i OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet.

Viktimat janë shtetasit Ismet Isaraj dhe Selfo Kallfa, 64 dhe 52 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE
Gjirokastër, makina me dy elektriçistë mbytet në lumë