"Më prishën teatrin që kisha kujtime, kap e ndërto pallate", Tironsi 65-vjeçar përlotet në EXPULS

Sotir Jaho është padyshim Tironsi më cool që keni parë, i cili ka rrëfyer jetën e tij plot gjallëri në EXPULS përballë gazetarit Ronaldo Sharka.

Me shumë vath, tatto, xhinsa, conversa dhe me bluzën e Jokerit, sa në lagje dhe në bllok, Sotir Jaho jeton sikur të ishte 20 vjeç.

Ai foli edhe për mentalitetin shqiptar, se çfarë e shqetëson, ku ndër të tjera ka  thënë se duhet të ngrihemi e revoltohemi nëse diçka nuk shkon. I pyetur nëse ai ka dalë nëpër protesta, Sotir Jaho u shpreh:

"Po, kam qenë tek protesta e teatrit. Si na u prish ai teatër? E di ça kujtimi kam unë aty?  Ja po t'a them t'a marrin vesh të gjithë. Kur jam fejuar unë, gjëja e parë që bëra, i bleva të fejuarës biletë për në teatër.  Ma prishën, e kisha kujtim, më vjen për të qarë më vjen.

Përse e prishën? Jo vetem teatri, por dhe shumë gjëra të tjera. Hajde bëjmë pallat, prish këtë. Në Tiranë s'ka më gjëra që mbahen mend. Liqeni ka qenë i bukur, pse duhet të bëjmë lokale? Më thuaj kush vjen nga Kinostudio të sjelli kalamanjt tek Liqeni? Ashtu more bar lëre. Këtu nuk ka lulishte"- u shpreh Sotir Jaho.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

https://www.youtube.com/watch?v=4MeY4WatJxA&feature=youtu.be