Salianji: Qytetarët të bllokuar nga dëbora, keqmenaxhim nga shteti, nuk zgjidhet me batuta bajate

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së Ervis Salianji u shpreh se fokusi kryesor iPD-së do të jetë ekonomia dhe punësimi, si dhe rritja pagave de pensioneve.

Për Salianjin, vështirësitë e krijuara nga reshjet e dëborës kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga institucionet shtetërore dhe kompanitë e pastrimit.

Salianji: Kritikat kundrejt programit të PD-së janë një kthim sysh kundrejt PD-së. Opozita është e vetmja parti që ka një program për çdo fashë dhe për çdo grup me zgjidhjet si një parti e djathtë, ne mendojmë se paratë duhet të mbetet te qytetarët. Fokusi ynë kryesor është ekonomia dhe punësimi. Sigurisht që kemi në fokus edhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Ne kemi paraqitur për gjithçka një zgjidhje për qytetarët.

Shumë qytetarët janë bllokuar në rrugë për shkak të dëborës dhe qytetarët gjejnë ndihmë vetëm te media. Kjo ishte një kohë e paralajmëruar dhe ka ardhur si pasojë e një keqmenaxhimi i strukturave shtetërore sikurse kompanive dhe mjeteve që dhe të mirëmbanin rrugën. Asnjë institucion nuk ekziston dhe gjithçka mbetet në mëshirë të fatit. Prandaj prokuroria duhet të ndërhyjë në çdo aks për të shpëtuar jetën e dhjetëra dhe qindra qytetarëve. Ka shumë fshatra që janë të bllokuar dhe nuk kanë energji elektrike. Kjo është një situatë katastrofike që nuk zgjidhet në studio televizive dhe batuta bajate, por zgjidhet me angazhimin e kapacitetet për të bërë të mundur lirimin e rrugëve dhe zhbllokimin e këtyre qytetarëve.

Salianji shtoi se përgjimet e publikuara nga Ora News treguan se bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe e parave të pista me ndërtimin.

Salianji: Bashkia e Tiranës ka qenë bashkëpartnere me një kompani e mafies së Ndraghetës për pastrimin e plehrave. Ky nuk është jnë rast i veçuar, por një rast tjetër që tregon që në Tiranë dhe në Shqipëri, krimi i organizuar nuk është në nivele ordinere, por ka kapur shtetin. Të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë se kemi një pamundësi për të justifikuar bumin e ndërtimeve në kryeqytet. Konfirmohet nga përgjimet se Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të parave të pista. Hetimet duhet të shkojnë deri në fund, sepse Veliaj kur ka qenë në krye të MJAFT-it, është akuzuar për vjedhje kompjuterësh dhe fondesh.