Fushata e 25 Prillit/ Basha mbledh në PD drejtuesit politikë të qarqeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2021, 17:45
Ka nisur në selinë e PD-së një mbledhje mes kreut të saj Lulzim Basha dhe drejtuesit politikë në qarqe.
Në këtë takim do të diskutohet për situatën qark pas qarku, sidomos pas problemeve të fundit të motit dhe bllokimit të mijëra qytetarëve nëpër rrugët e vendit, për shkak të dështimit të shtetit.
Gjithashtu Basha pritet të japë edhe porositë e reja për drejtuesit politikë në qarqe, ndërsa do kërkojë që ata të jenë më pranë njerëzve.