Bllokimi i akseve rrugore/ "Godet" ministrja: E kanë fajin makinat që prishen
Minsitrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka mbajtur qëndrimin e saj zyrtar për sa i përket bllokimit të aksit rrugor Milot-Lezhë.
Sipas saj, dëbora nuk ka qenë shkaktar i bllokimit por stuhia dhe automjetet e prishura në rrugë, prandaj dhe u bllokua rruga.
Pjesë nga deklarata e ministres:
”Më duhet të komunikoj që shteti ka qenë në këmbë. Qindra punonjës, jo vetëm akset rrugore por edhe të OSHEE edhe të OST kanë qenë në krye të detyrës. Ndoshta vend për kritika ka gjithmonë. Duhet ditur puna dhe kontributi i atyre që vijojnë të jenë në terren. Kjo s’ka të bëjë me detyrën time.
Padyshim duhet kuptuar qindra e mijëra burrave dhe grave që mbrëmë në mese të stuhisë, që kanë qenë në fshat më fshat për të çuar dhe kthyer energjinë në çdo zonë të thellë. Edhe ata që kanë qenë në Milot-Lezhë, për të thënë të drejtën ishte qendër e debatit politik.
Për të thënë të drejtën me ata qytetarë kam qenë deri në të gdhirë. I keni informacionet e gabuara. Nuk ka qenë i zënë prej dëborës, por prej stuhisë. Nuk kishte shikueshmëri. Nuk kemi shkopin magjik. Borëpastrueset kanë qenë aty, problematika nuk ka qenë me të. Por me automjetet e prishura, dhe sidomos me ato të tonazhit të rëndë. Prandaj kërkuam bllokimin dhe mosqarkullimin etyre.
Shumë e turpshme që disa persona publikë, dhe njërit prej tyre ku thoshte me urrejtje si njerëzit mund të bëhen vrasës. Si mund të bësh thirrje për urrejtje. Nuk e di nëse do e bënte më mirë detyrën. I bëj thirrje qytetarëve dhe i mirëkuptoj për reagimet njerëzore. Mos i përdorni akset e rrezikshme. Nuk është situatë normale, është mot ektresm që do të vijojë deri të premten në mesditë. Presim ulje të temperaturave, në veri mund të shkojë deri në -24 gradë".
Lexo edhe:
Shqipëria “ngrin” pas borës, akull në rrugët kombëtare, bllokohen zonat malore
“Shqipëria ka ngecur në baltë” Basha i kujton Ramës premtimet e disa viteve më parë: Ka ardhur koha…