Tirana zgjohet me dëborë, fëmijët dhe të rritur gëzojnë bardhësinë

Kryeqyteti është zgjuar këtë të diel nën petkun e dëborës.

Që prej orëve të para të mëngjesit qytetarët kanë dalë në rrugë për të bërë foto, por dhe video duke shijuar bardhësinë dëborës që mbuloi vendin.

Fëmijët ishin ato që e shijuan më shumë.

"Jam shumë i kënaqur që ka rënë borë. Kam lozur me topa bore."

Por dhe grupmoshat e tjera nuk ngurrojnë t'i fshehin emocionet.

"Mbaj mend dëborë në mosha të vogla, por tani në këtë moshë dhe kaq gjatë nuk ka mbajtur ndonjëherë."

"Është një mrekulli, është kaq bukur d.m.th. gëzohemi shumë kur na bie."

Sipas shefes së zyrës operacionale në Meteoalb Lajda Porja, dëbora nuk do të zgjasë shumë pasi do të kemi përmirësim të situatës së reshjeve ku do të shoqërohen më temperatura të ulta që do të zgjasin deri në fund të javës.

"Ajo që do të jetë kryefjala gjatë kësaj jave do të jenë temperaturat në zero. Do të kemi një situatë me temperatura ekstremale që do të na shoqërojnë deri në fundjavë. Më pas do të kemi kthjellime, sidomos në zonat bregdetare ku do të shkrijë dëbora."