Nuk ndalet Covid, 1152 raste të reja dhe 12 humbje jetë në 24 orë
1 mijë e 152 persona të infektuar dhe 12 viktima ishte bilanci i koronavirusit në 24 orët e fundit. Në spitale kapacitetet po ezauroen ndërsa policia vijon të ndëshkojë ata që nuk respektojnë masat e reja kufizuese
Mbetet kritike situata e pandemisë së koronavirusit në vend. 1 mijë e 152 persona rezultuan pozitiv gjatë kryerjes së 3 mijë e 994 testimeve në 46 bashki të vendit
Tirana, Durrësi, Lushnja dhe Fieri janë ndër qytetet me numrin më të lartë të personave të infektuar.
Në 24 orët e fundit koronavirusi shkaktoi vdekjen e 12 pacientëve të moshave 58 deri në 86 vjeç.
Në spitalet Covid në Tiranë mjekët po përballen me fluks pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar.
Aktualisht ndodhen të shtruar 512 pacientë ndërsa mbeten të lirë 38 shtretër.
Edhe pse kapacitetet po shkojnë drejt ezaurimit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka njoftuar marrjen e masave për përballimin e situatës.
Ekspertët e shëndetit apelojnë për respektim të protokolleve anti-Covid për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Ata që nuk u janë bindur rregullave të reja, policia e shtetit i ka ndëshkuar me gjobë.
Së fundmi janë penalizuar me masë administrative 1278 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Po ashtu janë ndëshkuar me gjobë nga 1.000.000 lekë secili, 10 administratorë subjektesh që po ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID 19 në spitalet COVID, përkatësisht 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1152
Të shëruar në 24 orë 740
Të shtruar në spitale 512
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3994
Testime totale 410,393
Raste pozitive 91,987
Raste të shëruara 55,983
Raste Aktive 34,461
Humbje jete 1,543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier 2980
Durrës 1770
Elbasan 1488
Shkodër 1497
Vlorë 1687
Lezhë 1122
Korçë 1036
Berat 1001
Gjirokastër 799
Kukës 467
Dibër 349