Ulja e temperaturave, nisin reshjet e borës në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 17:14
Ashtu siç edhe ishte lajmëruar nga Shërbimi Meterologjik, mbrëmja e kësaj të shtune solli reshjet e para të dëborës dhe në Tiranë.
Një fenomen i tillë nuk është shumë i shpeshtë në kryeqytet dhe mbetet për tu parë nëse do të arrijë të shtrohet në sipërfaqen e tokës për shkak edhe të lagështisë nga reshjet e shiut që vijojnë prej dy ditësh.