Bora zbardh Elbasanin, të rinjtë "drift" me makina në bulevard, i ndalojnë Shqiponjat

Bora zbardhi këtë të shtunë edhe Elbasanin si asnjëherë më parë.

Kjo ka frymëzuar disa të rinj të përdornin bulevardin kryesor si pistë për të bërë "drift" me njeri-tjetrin.

Qytetarët të cilët kishin dalë për të bërë foto kanë lajmëruar policinë pasi veprimet e të rinjve po i  rrezikonin.

Ata janë ndaluar nga efektivët e Shqiponjave në Elbasan.

Siç duket edhe nga pamjet në video veprimet e tyre kërcënonin sigurinë e kalimtarëve.