Makina del nga rruga në Korçë, shoferi e lë aty, momenti kur merret me karrotrec

Moti i keq me reshje bore dhe temperatura të ftohta ka shkaktuar një tjetër aksident në qarkun e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan ku një makinë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit e ka lënë aty makinën dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Në videon e siguruar nga Ora News shihet karrotreci që pret të marrë makinën.