Stadiumin e mbulon bora, anulohet ndeshja Besëlidhja-Partizani B

Tapetin e gjelbër në stadiumin "Besëlidhja" të Lezhës e mbuloi këtë të shtunë manteli i bardhë i dëborës.

Kjo ka bërë që ndeshja Besëlidhja-Partizani B të anulohet.

Problematike ishte edhe situata në qytet. Për shkak të borës, autoambulancat kishin probleme me rrëshqitjen në rrugën e spitalit.

Dëbora zbardhi edhe bregdetin e Shëngjinit. Por veç pamjes fantastike pati probleme me qarkullimi.

Dy makina u aksidentuan në rrugën e Shëngjinit.

Kjo situatë duket se i ka gjetur të papërgatitur autoritetet lokale që nuk kanë marrë asnjë masë për hedhjen e kripës.