"Hajdutët akrobatë" përdornin hashtaget në instagram për të vjedhur shtëpitë e të famshmëve

Një grup hajdutësh në Milano të njohur si "hajdutë akrobatë" monitoruan faqet në instagram të njerëzve të pasur dhe të famshmëve të qyteti për të vjedhur shtëpitë e tyre, raporton BBC.

Sipas prokurorëve, grupi monitoroi fotot e personave të famshëm për të gjetur pikat hyrëse duke përdorur vendndodhjet e etiketuara për të zbuluar se ku jetonin dhe kur dilnin.

Pamjet e publikuara nga zyrtarët tregojnë se grabitësit i zgjidhnin më parë banesat.

Midis viktimave ishte drejtuesja televizive Diletta Leotta dhe futbollisti Achraf Hakimi.

Një i dyshuar u arrestua në  janar, ndërsa tre të tjerë  të mërkurën më 10 shkurt.

Midis  të arrestuarve ishte një 17 vjeçar.

Vjedhja e parë ndodhi në 6 qershor vitin e kaluar, ku grupi vodhi rreth 150.000 euro që i përkisnin Diletta Leotta dhe përfshiheshin bizhuteri, çanta të dizenjuara me dorë dhe ora Rolex.

Gjashtë muaj më vonë, në dhjetor ata përdorën të njëjtën mënyrë për të hyrë në shtëpinë e Eleonora Incardona një influencuese.

Hajdutët janë quajtur "akrobatë"  për shkak të aftësive të tyre për të kapërcyer mbi muret ë shtëpive.

Ata vodhën nëntë çanta, dy rripa, pesë shalle, dy palë vëthë, një varëse, një kulete dhe 1000 euro kesh, sipas mediave italiane.

Në total vlera e tyre shkonte 10.000 euro.

Duke shqyrtuar fotot në instagram policia beson se grupi përcaktoi çfarë lloj dritaresh kishin viktimat e tyre, në mënyrë që të planifikonin hyrjen.

Pamjet e kamerave tregojnë se një burrë hyn në ndërtesë, ndërsa bashkëpunëtori tjetër qëndron poshtë dhe vëzhgon.