Australia izolohet tërësisht, frikë nga përhapja e mutacionit të ri

Qyteti australian i Viktorias do të futet në izolim për herë të tretë, për të ndaluar një shpërthim të mutacionit britanik të koronavirusit.

Zyrtarët, deri më tani, kanë gjetur 13 raste të infektimit me varianin britanik, që janë përhapur nga një punëtor, i cili pa dijeni është infektuar në një hotel në Mellburn.

Izolimi nis nga sot në mesnatë, sipas kohës lokale dhe zgjat deri të mërkurën.

Qeveria tha se turneu Australian Open i tenisit do të vazhdojë në kryeqytetin e shtetit, Mellburn.

Por, spektatorët do të ndalohen të marrin pjesë në ngjarjen, e cila më parë ka tërhequr deri në 30,000 njerëz në ditë.

Kryeministri i Viktorias, Daniel Andrews, tha se shpërthimi aktual i koronavirusit nuk është i lidhur me hotelet karantinë që përdorin lojtarët e tenisit.

Ai tha se varianti britanik i koronavirusit përhapet më shpejt dhe më lehtë, por shprehu bindjen se izolimi do të bëjë punë.

Para këtij shpërthimi, Viktoria nuk ka pasur infeksione lokale për 28 ditë.