"Kur do paqen, përgatitu për luftë" Rusia e gatshme për lidhje diplomatike me BE
Rusia është gati të presë lidhjet diplomatike me Bashkimin Evropian nëse BE-ja do e ndëshkonte më tej ekonomikisht.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të premten se Rusia nuk dëshiron të izolohet nga bota, por as nuk mund të lejojë t'i rrezikohet ekonomia apo sektorët më të rëndësishëm.
"Kur do paqen, përgatitu për luftë," deklaroi Lavrov në një intervistë për mediet lokale.
Deklaratat vijnë pasi krye-diplomati i BE-së, Xhozeb Borel, vizitoi Moskën javën e kaluar për t'i bërë të qartë rezervat evropiane rreth situatës me të drejtat dhe liritë e njeriut në Rusi, sidomos për arrestimin e krye-opozitarit, Aleksei Navalny.
Vizita rezultoi pa shumë sukses dhe kjo iu vu në dijeni të martën eurodeputetëve në Strasburg.
"Vizita konfirmoi një tendencë që vazhdon gjatë, që Rusia është e shkëputur nga Evropa, ka bërë pak ose aspak përparim në zgjidhjen e konflikteve të përbashkëta, dhe siç e thashë, ata janë shkëputur sepse e konsiderojnë sistemin tonë demokratik liberal kërcënim për ekzistencën e vet," tha Josep Borell, shefi i diplomacisë evropiane.
Javën e kaluar Kremlini dëboi disa diplomatë evropianë me akuzën e pjesëmarrjes në protestat për lirimin e Navalny.
Si kundërpërgjigje, raportohet se Gjermania dhe Franca kanë dhënë dakordësinë për pengesa dhe sanksione financiare për rrethin e ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.