"Gratë flasin shumë" deklaratat seksiste të kreut të Lojërave Olimpike shkaktojnë protesta në Japoni
Kreu i Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike të Tokios ka dhënë dorëheqjen pas kritikave për deklarata seksiste.
Yoshiro Mori, 83 vjeç në një deklaratë ka thënë se gratë flasin shumë dhe se takimet ku drejtonin femrat zgjasnin shumë.
Deklaratat e tij shkaktuan një seri protestash dhe në atë kohë Mori kërkoi ndjesë, duke deklaruar se nuk do të jepte dorëheqjen. Por ditën e sotme ai e cilësoi deklaratën e tij si të papërshtatshme, duke njoftuar edhe dorëheqjen.
"Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e Olimpiadës nga korriku. Nuk duhet të ndodhë që prania ime të bëhet pengesë për këtë," tha ai në një takim të komitetit të veçantë.
Edhe nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Morin, i cili më herët ka qenë kryeministër i Japonisë. Fillimisht ai kishte zgjedhur administratorin e sportit Saburo Kawabuchi, 84 vjeç për ta zëvendësuar, por diçka e tillë ngjalli reagime.
Dorëheqja erdhi kur presioni u rrit mbi të gjatë javës së kaluar. Sponsorët kryesorë dolën kundër komenteve të tij, duke përfshirë edhe Toyotan, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Olimpiadës.
Të martën, një grup ligjvënësesh gra u veshën me të bardha në një protestë kundër deklaratave, të cilat morën edhe mbështetjen e burrave si shenjë solidariteti.
Sipas mediave japoneze më shumë se 400 pjesëmarrës kanë dhënë dorëheqjen nga pjesëmarrja në lojërat olimpike që janë planifikuar në fund të këtij viti në Japoni.
