Biden firmos marrëveshjen për 200 milion doza të vaksinës

Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten më 11 shkurt, se administrata e tij firmosi një marrëveshje për 200 milion doza të tjera të vaksinës antiCovid, raporton CNBC.

"Këtë pasdite në nënshkruam kontratën përfundimtare për 100 milion vaksina Modera dhe 100 milion vaksina Pfizer," tha Biden të enjten gjatë një fjalimi , duke shtuar se SHBA do të ketë vaksina të mjaftueshme për 300 milion amerikanë deri në fund të korrikut.

Lajmi u konfirmua nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhe, Ron Klain i cili konfirmoi lajmin në Twitter.

Biden po përpiqet të vendosë një  ritëm të ri në procesin e vaksinimit në SHBA, pasi deklaroi se administrata e ish Presidentit Donald Trump po ecte me ritme të ngadalta.

Rreth 34.7 milion amerikanë nga 331 milion kanë marrë dozën  e tyre të parë të vaksinës Covid sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pfizer tashmë ka një marrëveshje me SHBA për të dhënë 200 milion doza.

Kompania tha më parë këtë muaj se kishte në plan të përfundonte dërgesat deri në maj, më herët sesa parashikimi i saj fillestar në korrik.

Modera gjithashtu ka një marrëveshje me SHBA për 200 milion doza.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë që furnizimi me vaksina të rritet pasi vaksina Jonson & Johnson Covid-19 të autorizohet për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe  Barnave, e cila mund të ndodhë këtë muaj.

SHBA-ja është vendi më i prekur në botë me mbi 486 mijë viktima dhe me rreth 28 milionë raste të COVID-19.