Rrëshqitja e akullnajës shkaktoi tragjedi në Indi, qeni nuk pranon të largohet nga vendi i kërkimit të viktimave
Katastrofa që la pas rrëshqitja e akullnajës në Indi, vazhdon të shkaktojë vuajtje për të gjitha ata që kanë humbur familjarët e tyre nga incidenti tragjik.
Misionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ndërsa më shumë se 170 vetë rezultojnë të zhdukur.
Por ajo që i ka habitur të gjithë është kokëfortësia e një qeni të quajtur “Blackie” që qëndron pranë hyrjes në një tunel ku ekipet e shpëtimit po kërkojnë për njerëzit e zhdukur.
Një oficer i ushtrisë i tha AFP se qeni ka të ngjarë që pret të zotin të ‘bllokuar brenda’.
Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta largonin atë, "por ai u kthye sërish.
Ai thjesht nuk do të largohet," i tha punëtori Rajinder Kumar gazetës Times of India.
"Ai duhet të ketë kuptuar që diçka kishte ndodhur. Vendi ishte plot me të huaj që nuk i kushtonin vëmendje", shtoi punëtori Kumar, i cili arriti t'i shpëtonte tunelit.
"Qeni ka qenë duke u sjellë vërdallë afër tunelit dhe ka të ngjarë të jetë kafsha shtëpiake e dikujt që është bllokuar brenda," tha një oficer i ushtrisë për AFP.
"Ai hyri në tunel dy herë dhe duket i pikëlluar. Ne po përpiqemi ta ushqejmë dhe ta ngushëllojmë atë."
Kërkimet për të humburit si pasojë e katastrofës vijojnë prej 5 ditësh, ndërsa shpresat për të mbijetuar shuhen nga dita në ditë.
Akullnaja që rrëshqiti nga Himalajet shkaktoi çarje në një digë hidroelektrike çka solli edhe përmbytje masive të disa fshatrave, ndërsa me qindra banorë u evakuuan.
Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 31.
