EMRAT/ Formohet qeveria Draghi në Itali, nesër betimi te presidenti

Kryeministi i ri i Italisë është Profesor Mario Draghi, ish Guvernator i Bankës Qëndtore Euorpiane.

Ai ka pranuar detyrën e re, dhe i ka prezantuar Presidenti të Republikës Sergio Mattarella listën e skuadrës së ekzekutivit të tij.

Ditën e nesërme qeveria e re italiane do të betohet para presidentit të Republikës e javën e ardhshme do të kërkoj votëbesimin në dy dhomat e Parlamentit.

EMRAT E QEVERISË SË RE:

Luigi Di Maio - Ministër i Jashtëm

Luciana Lamoregese - Ministre e Brendshme (Konfirmohet)

Roberto Speranza - Ministër i Shëndetësisë (konfirmohet)

Federico D'Incà - Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Elena Bonetti - Ministe e Shanseve të Barabarta dhe Familjen

Fabiana Dadone - Ministre e Politikave për të Rinjtë

Marta Carabia - Ministre e Drejtësisë

Vittorio Colao - Ministër i Inivacionit teknologjik dhe Digjitalizimit

Mara Carfagna - Ministre për Jugun dhe kohezionin territorial

Mariastella Gelmini - Ministre për Çështjet e Përgjithshme dhe Autonomitë

Lorenzo Guerrini - Ministër i Mbrojtjes

Patrizio Bianchi - Ministër i Arsimit

Daniele Francho - Ministër i Ekonomisë

Dario Franceschini - Ministër i Kulturës  

Andrea Orlando - Ministër i Punës

Giancarlo Giorgetti - Ministër për Zhvillimin Ekonomik  

Stefano Patuanelli - Ministër i Bujqësisë

Enrico Goivannini - Ministër Transportesh

Roberto Cingolani - Ministër Mjedisi

Massimo Garavaglia - Ministër Turizmi

Renato Brunetta - Ministër i Administratës Publike

Roberto Garofoli - Nënsekretar Shteti