Listat e Tom Doshi, Rama: Mos përdorni ambasadoren amerikane për të krijuar telenovela

Kryeministri Edi Rama sërish shmang të përgjigjet drejtpërdrejt apelit të ambasadores amerikane Yuri Kim për të bërë kujdes me listat e kandidatëve të korruptuar. dhe këtë e Rama e bën duke gjetur justifikimin tek mediat.

I pyetur nga një gazetare lidhur reagimin e ambasadores: A keni mekanizma për të ndaluar kandidimin e zotit Doshi apo të tjerëve që ambasadorja e SHBA-së i referohet.

Edi Rama i përgjigjet: Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do të jap asnjë përgjgje, sepse keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrë skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjia që kam dhënë unë është shumë e qartë.

Nuk ka nevojë të më vini përpara ambasadoren për të më treguar mua punën dhe përballjen me ligjin. Që të më vini ambasadoren si karrem për të krijuar telenovela dhe për të dezinformuar publikun. Është e pakuptimtë.

Por Rama anashkaloi përgjigjen për pyetjen e dytë “A do të ketë bashkëpunim mes PS dhe PSD për zgjedhje

Ndërsa për deklaratat e fundit të Fatos Nano kundrejt figurës së tij, Edi Rama tregoi arsyen e marrëdhënies së smirë mes tyre. madje u shpreh se ai është i vetmi që kupton sakrificën e tij në drejtimin e vendit.

"Unë me Fatos Nanon kam një marrëdhënie shumë të bukur, sepse nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve."

Edhe pse mohon që politikanët kanë një çmim politik, Rama nuk e  mohon një kandidim të mundshëm të Fatos Nanos për President.

Jam unë që kërkoj opinionet e tij, nuk është ai që ofron opinione kur nuk ia kërkoj. Diferenca në këtë rast është se nuk ka pasur një paraardhës me eksperiencën dhe talentet e duhura për të ndihmuar pasardhësin. Nuk ka në mes asnjë interferencë nga loja e shahut politik mes aktorëve.

Lexo dhe: A është Presidenca çmimi i Nanos? Rama: E kam aset dhe pikë referimi. Ironizon videon e Bashës

Deri me 25 prill, Edi Ramën nuk do ta shihni në kuzhinë si kundërshtari i tij politik Lulzim Basha, edhe pse e pranon që e ka zili këtë të fundit.

"Eshtë për t’u admiruar dikush që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma. Se kjo bën diferencë.

Hakamrrja e Kremlinit për dëbimin e diplomatit rus nga Tirana zyrtare, është vetëm një shqetësim atmosferik.

Kundërpërgjigja e Rusisë, reagon Rama: Ka një rënie të temperaturës të marrëdhënieve