Shkodër: Vijojnë të jenë mbi 3600 hektarë tokë ende nën ujë, Oboti i kthyer në ishull

Shkodra vazhdon të jetë prej javësh nën pushtimin e ujit. Oboti  dhe Dajçi vazhdojnë të mbeten zonat më problematike në këtë Qark.  Në total në Qarkun e Shkodrës janë rreth 3685 hektarë tokë të përmbytura.

Në Obot rruga është e pakalueshme edhe nga mjetet e larta. Niveli i ujit arrin deri në 130 cm dhe rreth 1250 hektarë tokë janë nën ujë. Në Dajç rreth 1550 hektarë tokë janë të përmbytura dhe niveli i ujit arrin deri në 130 cm.

Bashkia e Shkodrës disa ditë më parë ka kërkuar shpalljen e fatkeqësisë natyrore për Njësinë Administrative Ana e Malit, dhe Dajçit.