Gjendet i pajetë një 60 vjeçar në Orikum, dalin dyshimet e para

Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm një person është gjetur i pajetë në rrugë në zonën “Pashaliman” në Orikum.

Viktima mësohet se i përket seksit mashkull dhe është rreth 60 vjeç, por ende nuk është identifikuar.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.