Rama: QSUT sot më mirë seç ishte, flet për dhënie autonomie të mjekëve

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përjavshme foli për reformë të dhënies së autonomisë së mjekëve. Rama nuk dha shumë detaje mbi këtë reformë por një menaxhim i tillë pritet ti japë fund dypun

Sipas Ramës, kjo skemë e vjetër do të marrë fund dhe se është e panevojshme, ndërsa shton se spitali i Fierit do të ofrojë shërbimin falas për qytetarët.

Rama: Historia e vjetër e mjekëve me dy stacione, një në spitalin publik dhe një privat merr fund, jo vetëm sepse është e ndaluar, por sepse është një praktikë e panevojshme në kushtet kur duke punuar në spitalin publik, mjekët mund të marrin rroga më të larta në bazë të shërbimit që japin.

Ky projekt pilot do të jetë një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe dijesh në funksion të shtrirjes së modelit në të gjithë spitalet.

QSUT është sot më mirë seç ishte. Por do fillojmë të hyjmë në fazën tjetër të reformës në dhënien e autonomisë dhe mundësisë për mjekët që të jenë jo vetëm shërbëtorë të publikut në spital, por edhe të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, jo si në pronën e shtetit që mbetet një fuqi, hije anonime.

Në këtë mënyrë asetet, aparaturat, shërbimi të bëhet perfekt si interes i drejtpërdrejtë për të rritur të ardhurat nga puna.

Sigurisht duke dhënë shërbimin falas për qytetarët në çdo spital publik. Spitali rajonal i Fierit do të jetë publik dhe qytetarët nuk do të paguajnë për shërbimin, por modeli i menaxhimit do të jetë krejt ndryshe nga spitalit tona.

Por nëse QSUT funksionon mirë atëherë pse u kërkohet familjarëve të dërgojnë ushqime për pacientët e shtruar në spitalet Covid?

Ogerta Manastirliu: Të gjitha spitalet në vendin tonë ofrojnë ushqimin. Dikush një pjesë e spitaleve ofrohen përmes shërbimit katering përmes një kontrate ashtu si dhe e ofron spitali Shefqet Ndroqi. Një pjesë tjetër e spitaleve e ofrojnë përmes të cilat e kryejnë këtë shërbim nëpërmjet kuzhinave të spitalit. Sa i përket spitalit Shefqet Ndroqi, Infektivit dhe Covid3 ka qenë një vendimarrje e strukturave të spitalit për të patur një kanal komunikimi me familjarët për ushqimin dhe ndëresat. Rregulli i përgjithshëm ka qenë që mos lejohen ushqime nga jashtë. Është vendosur nga vetë mjekët për arsye dhe vetë faktit që pandemia ka krijuar një gjendje jo të mirë emocionale, fakti që pacientët nuk i takojnë familjarët e tyre dhe ka qenë një mënyrë për ti qëndruar afër familjarët duke i shërbyer edhe përmes ushqimeve. Jo se spitali apo shteti nuk ja ofron dhe nuk financon përushqime në spitale por sepse ka qenë një kërkesë e spitaleve.

Edi Rama: Nuk ke pse na pyet në ka ushqim apo jo. Spitali është aty edhe mund të shkosh ta verifikosh. Nuk besoj se ata do të jenë në gjendje të ngrenë një infrastrukturë të tërë për të shërmbyer ushqim vetëm që mos dalin bllof përpara kameramanit tënd.