Hajduti me pistoletë çakmak kapet duke vjedhur zyrat e UKT-së, merr fund arratia e grabitësit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 22 vjeçari Kristi Çinarin i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve gjatë dy javëve të fundit në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se Çinari është ndaluar nga efektivët e komisariatit nr. 4, me një kartë identiteti të falsifikuar kosovare me emrin Blerim Krasniqi.

I riu akuzohet nga policia për vjedhjen e një farmacie në datë 21 janar në bulevardin "Zhan Dark", pikës së kredidhënies Kredo.al si dhe ka tentuar të grabisë një pikë të UKT-së në Tiranë.
Këtë të fundit e tentoi gjatë mbrëmjes së të hënës, ku dhe u kap në flagrancë nga efektivët e policisë. Ndonëse ende nuk është provuar, i riu dyshohet nga policia dhe për vjedhjen e një farmacie në rrugën Bardhok Biba, ku nën kërcënimin e armës mori shumën prej 18 mijë lekësh.

Ai tashmë akuzohet për “Vjedhje me armë”, "Vjedhje" e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Çinari është emër i njohur për policinë pasi dhe në vitin 2017 është arrestuar dhe ka vuajtur dënimin për vjedhjen e një tjetër farmacie.
Pas daljes nga burgu Çinari është larguar jashtë vendit ndërsa kohët e fundit është rikthyer në Shqipëri ku dyshohet për disa vjedhje në qytete të ndryshme, të cilat ende nuk janë provuar nga policia.

I riu është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes. 

Grabitjen e parë që dyshohet se ka kryer ka ndodhur në vitin 2017 në një farmaci në rrugën e Kavajës, vepër penale për të cilën ka kryer dhe dënimin me burg, ku vetëm pak kohë më parë është liruar.

Ai është autori i dyshuar i vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me 21 janar 2021, në bulevardin Zhan D'ark.

Gjithashtu është autori i dyshuar i vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën "Bardhyl";

"Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve(fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar" informon policia e Tiranës

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, "Vjedhja" e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.