VIDEO/ I ndodh Flamur Nokës, takim elektoral pa drita
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Kamzën dhe Vorën, Flamur Noka, është përballur sot me ndërprerje të energjisë elektrike teksa ishte duke takuar banorë të njësisë administrative Zall Herr.
Ish deputeti dhe ish ministri demokrat ka publikuar në Facebook-un momentin e ndërprerjes së energjisë ndërsa shkruan se ky është një tjetër fakt që tregon se Edi Rama ka dështuar këto 8 vjet.
"Sot me strukturat e PD të njësisë administrative Zall Herr.
Energjia elektrike mungon, por jo energjia dhe vendosmëria për një superfitore në 25 prill! Mungesa e përnatshme e dritave është vetëm një detaj i dështimit të Edi Ramës në 8 vjet.
Banorët e kësaj njesie administrative janë të harruar nga Rilindja por shpresëplotë në ndryshimin e shumepritur.
Asgjë nuk do të na ndalë deri në 25 prill për të marrë çdo votë që sjell ndryshimin! Në 25 prill humb Edi Rama, fiton Shqipëria", shkruan Noka në postimin e tij.