Çipa: Deklaratat e Nanos nuk ndikojnë, përpjekje për të krijuar unitaritet elektoral brenda PS-së
I ftuar në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se opozita vjen më një avantazh me një proces të selektimit të personave që do të do jenë në kandidim.
Sipas Çipës, në muajin e mbetet të zgjedhjeve, Rama po vepron me dy pista: atë të goditjes së punëve të pakryera dhe në vazhdimësinë e qeverisë nën efektin e pandemisë dhe tërmetit.
Çipa: Opozita vjen më një avantazh me një proces të selektimit të personave që do të do jenë në kandidim. Të dyja partitë kryesore kanë caktuar vetëm kryesuesit e qarqeve, por jo listën e kandidatëve për deputet. Aty do të shihen diferencat konkurruese dhe ku do të jenë kontrastet në programe. Kemi një kontradiktë mes mungesës së programit të shumicën dhe bujarisë së programit të opozitës. Sigurisht mazhoranca ka nevojë për një rishqyrtim të programit dhe një formësim të një projekti të ri qeverisës, gjë që qeveria e ka vështirë ta bëjë. Në muajin e mbetet të zgjedhjeve, Rama po vepron me dy pista: atë të goditjes së punëve të pakryera për të dhënë kontrastin dhe pista e dytë është fakti që vazhdimësia e qeverisë së tij është nën efektin e pandemisë dhe tërmetit.
Ndërkohë opozita ka dhënë goditje shumë të forta si me dosjet e përgjimeve për zgjedhjet, korrupsionin,aferave apo edhe rasti i Ndraghetës. Raste këto që japim jo vetëm një efekt elektoral dhe politik, por edhe perceptim për lidhjen e krimit me shtetin. Ndërsa opozita duhet të bëhet racionale me premtimet e saj, sepse nuk mund të ketë kapërcime kaq të mëdha.
Për Çipën, deklaratat e ish-kryeministrit Nano nuk janë ndonjë risi dhe se janë përpjekje për të krijuar një unitet te elektorati i PS-së.
Çipa: Mendoj se Nano e ka shfrytëzuar këtë dalje edhe si një raport që ka krijuar me kohë, sepse ai është i vetmi politikan kryesor i së majtës që u vetëtërhoq nga skena politika. Nuk mendoj se sjell një risi në artikulimin dhe ligjërimin politik. Shumicës i intereson që të krijojë një perceptim, pasi është goditur edhe brenda të majtës, duke qenë se është përfolur për një qeverisje me 12 mandate nga ana e Rilindjes dhe jo e socialistëve. Ky afrimitet dhe artikulimi i Nanos, është një përpjekje për të rikrijuar një unitaritet elektoral brenda PS-së. Por unë mendoj se nuk e kemi një shkollë për të pasur referenca morale në politikë, edhe pse do të ishte ndryshe. Prandaj Nano nuk e loz këtë rol.