Koalicioni Qytetar për Atdheun, Kreshnik Osmani dhe Altin Goxhaj garojnë me një listë të përbashkët
Të hënën kryetari i Partisë Shqiptare Atdheu dhe kryetari i Koalicionit Qytetar për Shqipërinë njoftuan se do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e prillit. Ata thonë se koalicioni synon të ndalë shpopullimin e vendit dhe të rikthejë normalitetin.
Partia Shqiptare Atdheu dhe Koalicioni Qytetar për Shqipërinë do të garojnë me një listë të vetme në zgjedhjet e 25 prillit.
Drejtuesit e këtyre dy subjekteve Kreshnik Osmani dhe Altin Goxhaj zyrtarizuan marrëveshjen ditën e hënë, teksa shpjeguan arsyet përse qytetarët duhet të votojnë alternativën e tyre.
Osmani: Është momenti historik që të vendosim për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e Kombit dhe kjo nuk ka për të ndodhur nëse nuk formojmë një pol politik Shqipëridashës.
Goxhaj:Vlerat do të jenë ata qytetarë shqiptarë që do të paraqiten në këto zgjedhje, do të jenë dhe mbi 100 studentë të cilët do të kryejnë një akt mosbindje civile dy ditë para zgjidhjeve dhe do të jetë një akt shumë i rëndësishëm për të vërtetuar dhe tezën tonë politike që ky sistem zgjedhor është i deformuar.
Për t`u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtyre dy forcave u duhen 7 mijë firma, procesi i mbledhjes së të cilave do të nisë në gjithë vendin prej ditës së martë.