Miratohet udhëzimi, maturantët do të japin 4 provime në qershor, ja datat

Në 3 qershor maturantët do të zhvillojnë provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Provimet e tjera të Gjuhës Shqipe e Letërsisë,  Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje do të zhvillohen përkatësisht në datat 7, 11 dhe 15 qershor.

Sezoni i provimeve për Maturën Shtetërore të këtij viti do të nisë më 3 qershor me testin e Gjuhës së huaj.

Në datat 7 dhe 11 maturantët do të testojnë njohurinë në provimet e detyrueshme  të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë si dhe në atë te Matematikës.

I fundit provim do të jetë ai i Lëndës me Zgjedhje, të cilit maturantët do t`i nënshtrohen në datën 15 qershor.

Ajo që vihet re nga Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit është se të rinjtë do të kenë vetëm 4 ditë kohë për t`u përgatitur për secilin testim.

Në udhëzim sqarohet më tej se provimet do të përbëhen nga 60 pikë dhe se maturantët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për t`ju përgjigjur pyetjeve me alternativë dhe atyre me shtjellim.

Ata që nuk do të arrijnë të marrin notë kaluese në sezonin e qershorit do të kenë mundësi ta përsërisin testimin në sezonin e vjeshtës.

Rregullave të ashpra këtë vit u shtohen edhe masat e imponuara prej pandemisë së koronavirusit.

Çdo maturanti para nisjes së provimit do t`i matet temperatura ndërsa testet do të zhvillohen në distancë.

Datat e provimeve

a)Gjuhë e Huaj 3 qershor

b)Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 7 qershor

c)Matematikë 11 qershor

d)Provimi me zgjedhje 15 qershor