Osmani: E kam paragjykuar Kurtin, e njoh nga afër qëllim e tij të mirë, por më parë isha e ndikuar nga LDK-ja
Vjosa Osmani, presidentja në detyrë e Kosovës ka komentuar deklaratat që i kishte bërë në të kaluarën për tashmë partnerin e saj të koalicionit, Albin Kurtin.
Ajo ka pohuar se më parë ka qenë të ndikuara edhe nga LDK-ja.
Osmani tha se ka patur paragjykime ndaj Kurtit në bazë të konstruksioneve të ndërtuara në LDK.
“Është e vërtetë që për një kohë të gjatë kam qenë e rrethuar me njerëz që kanë ndërtuar koncesione të tilla dhe që ka qenë e pamundur t’i vërtetosh. S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha. Tani, sidomos në këtë vitin e fundit, kam arritur ta shoh dhe ta njoh nga afër gjithë qëllimin e tij të mirë për vendin tonë.
Në qoftë se janë thënë gjëra të ashpra gjatë fushatës kanë qenë të ndikuara. Realiteti është krejt i kundërt nga ato konstruksione. Kurti e do më të mirën për këtë vend dhe s’është dorëzuar para presioneve dhe trysnive që mund të dalin gjatë rrugës. Ai do të sillet si kryeministër i yni në këtë mandat” - tha Osmani për Klan Kosova.