VIDEO/ Momenti kur arrestohen koleget e Tires te "Shefqet Ndroqi"

Pas Tire Alldervishit, e cila përfundoi në pranga nën akuzën e “Mashtrimit”, ditën e sotme Prokuroria e Tiranës lëshoi edhe 4 urdhër-arreste për 4 punonjësve të tjera të Spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi”.

Sipas prokurorisë, personat me detyrë infermierë apo sanitarë në spitalin “Shefqet Ndroqi” kishin krijuar një skemë të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

Lexo edhe:

Ekskluzive/ “Kafja te beft mir.. ” Zbardhen sms-të e Tires me “Sheqeren kati 3” si ndanin “kafet” dhe pacientët në spitalin Covid2

Policia i ka shoqëruar punonjëset e spitalit në orarin e punës, ndërsa janë transportuar drejt ambjenteve të komisariatit për tu marrë në pyetje.

Ora News siguron pamjet nga momenti kur një prej të ndaluarave shoqërohet drejt makinës së policisë.

Të ndaluar:

Mira Bushi, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere

Sheqerije Koci, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere

Sidorela Çela, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi

Rukije Hoxhaj, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare

Lexo edhe:

Tirja i merr pas: Arrestohen edhe 3 infermiere dhe një sanitare e Covid 2, krijuan skemë të mirfilltë mashtrimi

https://youtu.be/AdM2_SbWBxM