Të jetosh pa sy, nënë Fatmja kërkon ndihmë nga shteti

Nënë Fatimja prej 14 vitesh ka humbur shikimin.

Prej vitesh 77 vjeçarja Fatime Mehmeti jeton në një shtëpi në Tufinë ka është vendosur nga Bashkia por nuk plotëson as kushtet minimale, plot lagështi dhe të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

"E kam një kasolle më dhanë , shtëpi është po pa penxhere pa derë unë ja vura."

Jetesa për të ka qenë shumë e vështirë dhe që pas humbjes së shikimit u përkeqësua më shumë.

"Gjithë jetën kam vuajtur bamb me fshesë bamb duke shitur te tregu, kam rritur 7 kalamaj pa punë pa gjë, rroga ikën vetëm për ilaçe."

Shpresën  e ka tek shteti që ta ndihmojë pasi që pas humbjes së shikimit për të kujdeset vajza e saj e cila u detyrua të mos krijojë familje për tu përkushtuar nënës.

"Jetoj me gocën më shërben ajo vuaj shumë edhe vajza vuan është me një veshkë."

Thotë se ka nevojë për ndihmë më tepër për vajzën që është dhe pengu i saj më i madh.

"Të vdes po të paktën ti siguroj jetën asaj se është e sëmurë."