I larguar prej tre ditësh nga shtëpia, 62 vjeçari gjendet i pajetë në breg të detit

Një 62 vjeçar është gjetur i pajetë në breg të detit në Spille të Kavajës.
Sipas informacioneve, viktima A.S. ishte larguar nga shtëpia që prej datës 5 shkurt.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.