Zbuloni finalistët e “Gjuetarëve të Thesarit”
“Gjuetarët e Thesarit” është reality show që prej 9 javësh ka mbërthyer mbas ekranit shumë shikues. Është i përbërë nga një grup prej 10 gjuetarësh në total, të cilët janë në kërkim të thesarit të humbur. Rrugëtimi i mbushur me të papritura i dërgoi në disa nga vendet më të bukura në Shqipëri, duke filluar nga veriu e deri në jug të Shqipërisë.
Episodi 9 shtoi dozën e emocioneve jo vetëm të gjuetarëve por edhe të stafit, si dhe vetë producentit Silvi Fort. Një episod me shumë tension por edhe emocione të forta, ishte dita për të zgjedhur finalistët e “Gjuetarëve të Thesarit”, ata të cilët do duhet të gjejnë thesarin e fundit.
Silvi Fort gjatë rrëfimeve u shpreh për momentin e tij më të vështirë gjatë këtij rrugëtimi: “Kemi folur për momentet më të vështira të gjuetarëve por nuk kemi folur për momentet më të vështira të miat gjatë lojës dhe pjesa ku do duhej të anonçoja se kush prej gjuetarëve do duhej të kalonte e kush nuk duhej të kalonte, ishte një ndër momentet më të vështira por edhe emocionuese dhe ai emocionin është ai që do mbetet në kujtimet e mia”.
Silvi Fort lajmëroi gjuetarët se do duhej të largonte jo 2 por 4 persona nga gara, kjo për arsyen se Eltoni u rikthye sërish në lojë por edhe për t’i dënuar ata sepse nuk mundën të gjenin lokacionin e radhës.
Gjuetarët të cilët kaluan për në finalen e madhe dhe që iu dha mundësia për të vazhduar rrugëtimin janë: Xhoi Bare, Anduel Dailani, Irma Ndreu, Elton Tozaj dhe Frojs Fejzo.
Katër vajza mbetën jashtë garës, por mbas një vendimi të marrë nga stafi dhe Silvi Fort u vendos që edhe një konkurrent tjetër do duhej t’u bashkohej grupit të finalistëve, por këtë radhë do ishin vetë finalistët të cilët do e zgjidhnin.
Levina dhe Uendi, të ndodhura me vota të barabarta përballë njëra-tjetrës, do duhej të vendoste Frojsi votën e fundit se cilën nga vajzat do dërgonte në shtëpi dhe cilën do zgjidhte për të vazhduar rrugëtimin e nisur për të shkuar drejt finales.
Vota e Frojsit vendosi Levinën t’i bashkohej grupit të finalistëve duke mbyllur rrugëtimin e tre vajzave të tjera për të vazhduar drejt gjetjes së thesarit dhe ato ishin: Uendi Hoxha, Jona Rizaj dhe Ana Ahmetli.