Fation Kuqari: Më kanë ngacmuar shumë vajza nga show bizi, ka pasur dhe nga Ora News!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 18:48
Fation Kuqari, i njohur ndryshe si “beqari më i kerkuar i momenit”, ka qenë i ftuar në episodin e radhës në EXPULS, nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora!
Fationi u vendos përballë shumë pyetjeve nga gazetari Sharka, ku shumë thashetheme dhe detaje që nuk i kishim ditur, u sqaruan në studion e EXPULS.
Ai u pyet nëse ka pasur vajza nga showbizi të cilat e kanë ngacmuar pas hyrjes në program. Fationi tha se e kanë ngacmuar, madje shumë, por pa përmendur emra.
"Pafund, jo një-dy por pafund. Realisht ka pasur dhe nga Ora. Nuk e di çfarë iu ka bërë përshtypje, ndoshta kam dhe gjakun e ëmbël", tha ish-konkurrenti.