Drilon Hoxha nxjerr pa dashje projektin e rradhës: Do ul qënien mashkullore, por do them të vërtetën
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV ORA me moderatoren, Roza Lati ka qenë aktori i njohur, Drilon Hoxha. Gjatë intervistës ai foli mbi projektin e tij të rradhës "Shkëmbimi", mbi skenat seksi në film, gjithashtu nuk la pa përmendur as marrëdhënien me partneren e tij.
Pyetjet e bëra njëra pas tjetrës dashur pa dashur zbuluan dhe filmin e rradhës të aktorit. Ndryshe nga sa jemi parë ta shohim Hoxhën në krijimet e tij të para kësaj here ai do të jetë "zëri" i vajzave të abuzuara. Përmes kinematografisë ai do të sjellë realitetin në të cilin femrat jetojnë.
"Projekti i rradhës që po shkruaj ka të bëjë me gocat që punojnë. Kemi 6 karaktere të ndryshme, një e bën që i pëlqen, një tjetër se do të rritë fëmijët, një tjetër e bën se gënjehet me këto makinat e bukura që në muajin e parë bëhet nami dhe më pas i thuan 'zemër jam keq si do ja bëjmë'. Do të jap pak a shumë kohën si kanë qenë atëhere që shkonin te shtëpia dhe martoheshin. Unë do ti jap rëndësi femrave, do ul qënien mashkullore, por do them të vërtetën"