"Mos e hidh në Instagram e", Fatma dhe Alfio fillojnë ditën në “stil Lul Bashe”

Video e Lulëzim Bashës ditën e djeshme bëri namin në "Instagram". Menjëherë u ripostua nga mijëra ndjekës dhe të shumtë janë ata që fjalën "Mos e hidh në Instagram" e përdorin tani si batutë.

Së fundmi kjo fjali nuk i ka shpëtuar as Alfios pa e përmendur. Në një video të publikuar në Instagram teksa tregon si e nis ditën bashkëshortja e tij, moderatorja Fatma Methasani, ai ka shkruar: “Ishte ora 7 pa çerek. Mirë që nuk tha si Lulëzim Basha ‘mos e hidh në Instagram e’”.

Mirëpo, Fatma nuk i kishte bërë ndonjë kërkesë të veçantë për të mos e publikuar këtë moment, pa makeup, me kafen e mëngjesit dhe duhanin në dorë.

LEXO EDHE: Kryedemokrati Basha si kurrë më parë, shfaqet duke gatuar për familjen