"Zemra po rreh me ritëm tjetër", Takimi i parë i të ëmës së Ledrit me Poem Blu do t'ju shkrijë zemrën

Ditën e djeshme Sara, Ledri dhe vogëlushja e tyre mbërritën në Kosovë, për të parën herë si “vetë të tretët” .

Ky takim i parë sigurisht se ka qenë më së shumti emocional për prindërit e Ledrit, Xheraldinën dhe Agronin që fituan epitetin e gjyshërve për të parën herë.

Ata ishin kujdesur deri në detajin më të vogël që të mirëprisnin princeshën e familjes.

Së fundmi Xheraldina ka publikuar në Instagram foton që na ëmbëlsoi ditën. Ajo ka ndarë me ndjekësit momentin e takimit të parë me mbesën e saj.

"Dhe ajo arriti, e shkriu zemrën time dhe e bëri të rrahë më një ritëm tjetër”- shkruan ajo krah fotos.