Skenat seksi në film, habit Drilon Hoxha: Aktoret mi zgjedh e dashura

I ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora ka qenë, aktori dhe producenti i njohur, Drilon Hoxha.

Gjatë intervistës Hoxha tregoi më shumë mbi filmin e tij të rradhës "Shkëmbimi" i cili për shkak të pandemisë nuk do të lancohet ashtu si dhe ishte menduar. 

Epo në një film të Drilonit ashtu si dhe të gjithë ju e dini nuk kanë si të mungojnë dhe skenat  hot. Në trailerin e publikuar shihen disa momente mjaft seksi me aktoren e njohur, Ana Lika dhe një vajzë tjetër.

Duke parë këto fragmente, moderatorja, Roza Lati nuk mund të qëndronte pa e ngacmuar pak Hoxhën se si ndihet ai kur xhiron këto skena dhe a është xheloze e dashura e aktorit kur shikon partnerin e saj  në atë rol.

"I marr shumë me sportivitet nuk i marr shumë seriozisht këto skena.   Në fillim ajo ka qenë xheloze. Por, unë i them merre dhe zgjidhe vetë kë aktore duhet të marrim kësaj here. I shikoj shijet e saj njëher më pas e zgjedh unë" - thotë Hoxha.

F.K/ Ora News