Jo vetëm femrat, Drilon Hoxha tregon skenën kur një mashkull e ka ngacmuar: Zemër unë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 21:41
Ashtu si dhe ju e dini në studion e "Why Not" çdo gjë mund të ndodhë. Epo dhe këtë të dielë i ftuari, Drilon Hoxha nuk kishte si ti shpëtonte pyetjeve "hot" nga gazetari i emisionit.
Një ndër to ishte: A ka flirtuar me ty një person i të njëjtit seks, nëse jo si do reagoje nëse do të ndodhte?
Dhe përgjgja e Hoxhës ishte ajo që askush nuk e priste, në një mënyë të kulturuar aktori i kishte treguar vendin.
"Po ka ndodhur. Unë kam reaguar ndryshe nga të gjithë njerëzit e tjerë që fillojnë të shajnë. Është tamam sikur flirton një gocë me ty e cila nuk të pëlqen e i thua zemër unë nuk jam për ty dhe mund të shikosh dikë tjetër"