Me unazë fejese në gisht Enca thotë "PO"

Enca është një ndër vajzat më të komentuara nga mediat rozë. Përveçse me hitet që publikon, këngëtarja di si të tërheqë vëmendje me fotot dhe postimet e ndryshme  që herë pas here poston në llogarinë e saj në Instagram.

Ndrkohë së fundmi ajo ka bëë lëmsh gjithë rrjetin pasi ka publikuar në Instagram një foto me unazë në gisht. “Thashë PO”, - ka shkruar ajo përkrah fotos së unazës.

Duke qenë se shumë kanë menduar se ajo ka marrë propozim për martesë, këngëtarja ka shpjeguar kuptimin e unazës.

“Thashë PO për të dashur veten time çdo ditë e më shumë! Derisa një ditë një burrë të më dojë mua akoma më shumë"- ka shkruar ajo.