I akuzuari provon fatin, ngacmon gjykatësen gjatë senacës, por...

Një i akuzuar në Florida provoi fatin duke ngacmuar gjykatësen në seancën e tij gjyqësore.

Demetrius Leëis u shfaq para gjykatëses Tabitha Blackmon përmes një seance dëgjimore në Zoom, pasi mbi të rëndonin akuzat se përpoq të hynte në një shtëpi në Fort Lauderdale ndërsa tre fëmijë flinin brenda.

‘Gjykatëse, ti je kaq e mrekullueshme. Thjesht duhet të të them, je e mrekullueshme’, shfaqet Leëis duke thënë në video, ku shton se ka rënë në dashuri me të.

Blackmon, e cila shfaqet duke buzëqeshur pas komplimentave i përgjigjet: ‘Mirë z. Leëis. Lajkat mund t’ju çojnë kudo. Por jo këtu në sallën e gjyqit ‘

Mirëpo, kjo deklaratë e tij nuk pati shumë efekt pasi gjyqtarja urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim dhe mund të lirohet vetëm nëse paguan një garanci prej 5000 dollarësh.