"Sekretet e Melisës", Fation Kuqari thumbon ashpër: Unë e kam ngritur aty ku është!
Fation Kuqari, i njohur ndryshe si "beqari më i kerkuar i momenit", ka qenë i ftuar në episodin e radhës në EXPULS, nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora!
Fationi u vendos përballë shumë pyetjeve nga gazetari Ronaldo Sharka, ku shumë thashetheme dhe detaje që nuk i kishim ditur, u sqaruan në studion e EXPULS. I pyetur se çfarë sekreti do t'i nxirrte Melisës nëse do t'i jepej mundësia, ai u shpreh: "Unë e kam thënë! Që jo të këm sekrete, por mund të kem gjithçka, asaj nuk i nxjerr asnjë lloj gjëje. Jo asaj personalisht, e kam thënë aty dhe nuk dua t'a diskutoj më. Më vjen shumë keq ndaj jush dhe tjerëve që i japin kaq vëmendje. Ajo e di shumë mirë, unë e kam ngritur aty ku është, takimet e mia e shumë gjëra te tjera. Unë nuk i nxjerr asnjë lloj gjëje, as kërcënime as nuk kam bomba. Bombat, janë bomba vërtet, nuk nxirren ne Instagram"- përfundoi ai!
Ndiqni videon e plotë për më tepër!