Covid-19/ 8 viktima dhe 314 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

314 raste të reja infektimesh, 8 viktima dhe 210 të shëruar.

Ky është bilanci i Covid-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit janë kryer 2161 testime, ndërsa rastet e reja janë regjistruar në:

Shkup - 179, Kavadarci - 17, Prilep - 16, Veles - 12, Ohër - 11, Tetovë - 10, Manastir - 7, Dellçevë - 6, Gjevgjeli dhe Negotinë - 5 secili, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Strugë, Radovish, Demir Hisar dhe Demir Kapija - 4 secili, Kërçovë dhe Krushevë - 3, Shtip, Sveti Nikole dhe Kriva Palanka 2, Resnjë, Probishtip, Vinicë, Vallandovë, Kratovë dhe Dojran 1.

Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj regjistron 94,196 raste infektimesh dhe 2908 viktima.