Kosovë 5 humbje jete dhe 284 raste të reja me Covid19

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona me koronavirus dhe 284 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë testuar gjithsej 1.951 persona prej të cilëve 284 raste kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.

Lajmi i mirë është që në ketë hark kohor  janë shëruar 224 pacientë dhe numri i të shëruarvenë total shkon në 53.455 persona.