Rezultoi pozitiv me Covid-19, burri tenton të mbytet në det

Një burrë u përpoq t'i jepte fund jetës në plazhin Proasteio në Patra të Greqisë.

Sipas mediave greke, shtetasi atë ditë kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, teksa ka tentuar të vetëmbytet duke u hedhur në det.

Ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin nga uji në kohë, ndërkohë që ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme.