Përjashtimi i Kurtit, Shasha: Vendimi i Kushtetueses është parë me sy dyshues

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha në një intervistë për Ora News ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për përjashtimit të Albin Kurtit nga gara e 14 shkurtit është dyshuese.

Sipas Shashës, ky vendim është parë me sy dyshues dhe nuk është një akt i izoluar i cili pretendon mbajtjen larg nga pushteti të kreut të Vetëvendosjes.

Shasha: Gjykata Kushtetuese ka krijuar një realitet të ri politik përsa i përket garimit të zgjedhjet në Kosovë. Një numër i zërave të rëndësishëm në Kosovë kanë kritika serioze për vendimet. Në një formë gjykata ka vendosur që një ligj administrative për organizimin e zgjedhjeve është më i lartë në hierarki se sa Kushtetuta. Kushtetuta thotë që mund t'i ndalohet dikujt e drejta për të garuar në zgjedhje vetëm me vendim gjyqësor individual, jo me një vendim gijotinë. Prandaj ne mund të kritikojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtë, por tani është një realitet që duhet të zbatohet.

Përtej pjesës formale ose ligjore, vendimi në Kosovë është parë me një sy dyshues, vendimi dhe forma e interpretimit të vendimit, e cila ka rezultuar me përjashtimin e Kurtit nga gara. Sepse ky akt i përjashtimit të Kurtit nga ara e 14 shkurtit nuk është akt i izoluar. Ky akt është një hap i radhës në sfondin e akrobacioneve politike që kanë një synim, që është mbajtja e z. Kurtit sa më larg nga pushteti.

Intervista në studio për gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.