Thyen me gur derën e marketit dhe boshatis kasën, kamerat kapën hajdutin në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 13:15
Një market është vjedhur me dhunë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, 6 shkurt.
Sipas burimeve konfirmohet që ka marrë një sasi të vogël lekësh, rreth 30 mijë lekë të vjetra.
Nga pamjet e siguruara shihet një shtetas i cili ka thyer me gur derën e marketit dhe ka marrë lekët.
Bëhet me dije se shtetasi është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij nga policia.