Tiranë, makina e policisë përplaset me një tjetër mjet, mes tre të plagosurve dy efektivë

Një makinë policie u aksidentua paraditen e sotme në Laknas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:18, tek kryqëzimi i Bërxullit, ku janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ora News ka siguruar videon pas aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.