Ana e Malit noton në ujë, rrezikon përmbytjen Ujësjellësi Oblika 2
Vijon të paraqitet e rëndë situata nga përmbytjet në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër.
Janë plot 1250 ha tokë nën ujë, ndërkohë që rruga e Obotit vijon të jetë e bllokuar nga shiu, ndërkohë në të gjithë qarkun sipërfaqe totale e përmbytur është 3655Ha
Dy shtëpi janë të përmbytura.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksioni, ndërsa rrezikon përmbytja e ujësjellësit Oblika 2.
Situata e përmbytjeve në NJA Ana e Malit, datë 07.02.2021
- 1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan).
-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 130 cm lartesi në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 2
- Prezencë uji në oborre 100 cm (fshati Obot.)
- Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek ura Sadiçit.
-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon ).
-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji ( jashtë funksioni).
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
- Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshem banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
- Varkat e ushtrisë, reparti BMR Tirane janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 2.5 m.
- Rrezikon përmbytja e ujësjellesit Oblika 2.
- E bllokuar rruga Goricë rreth 25-30 cm uje, e kalueshme me shumë veshtirësi për makinat.
-Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur.
- Sot do të furnizojmë me ushqime të gjithë fshatin Obot. Do të realizojmë transportin për ushqime me banorët me varkat familjare për çdo shtëpi.
- Situata është shumë kritike (Dita 31).
-Ka rritje të nivelit të ujit
-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.